12 shkurt 2015 – Gratë shtatzëna ftohen më shpesh se sa gratë e tjera. Kjo ndodh për shkak se sistemi imunitar është më pak i fuqishëm gjatë shtatzanisë. Trupi i ka të zvogëluara mekanizmat mbrojtës. Fatkeqësisht, për këtë shtatzënat janë më të ndjeshme ndaj të gjitha llojeve të sëmundjeve.
Cilat barnat mund t'i përdorni gjatë shtatzanisë?
Nëse jeni shtatzënë dhe kaloni një gjendje të ftohur, shmangni përdorimin e barnave pa këshillimin paraprak me mjekun apo gjinekologun. Shumica e antihistaminëve, dekongjestivëve dhe barnave kundër kollës nuk duhet përdorur, përveç nëse ua jep me recetë mjeku specialist.
Si ta parandaloni ftohjen apo gripin gjatë shtatzanisë?
Kjo këshillë nuk dallon nga këshillat për të tjerët. Ushqimi i balancuar, ushtrimet e rregullta dhe pastrimi i shpeshtë i duarve janë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet. Shumica e mjekëve preferojnë vitamina prenatale, si shtesë në ushqim. Nëse konsumoni duhan, duhet ta ndërprisni atë gjatë periudhës së shtatzanisë. Sistemi imunitar do të punojë më mirë, për pasojë, kjo është në të mirën e foshnjës tuaj.
Çfarë të bëni nëse ftoheni gjatë shtatzanisë?
Të gjithë e dimë se nuk është e mundur që tërësisht ta shmangni ftohjen dhe gripin sepse janë shumë të shpeshtë dhe jemi të eskpozuar përballë rreziqeve apo infektimit të viruseve. Por nëse rastësisht sëmureni apo ftoheni, po ju ofrojmë një paketë me disa këshilla:
• Pushoni sa më shumë!
• Konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzanisë!
• Kundër hundëve të zëna, përdorni Sprajt nazal, me bazë ujë deti apo inhaloni!
• Ushqimi le të jetë i balancuar me shumë fruta dhe perime!
• Pini ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusni irritimin e fytit!
• Patjetër konsultohuni me mjekun nëse simptomat iu zgjasin më shumë se një javë, sidomos nëse janë të rënda, ndoshta iu është zhvilluar ndonjë infeksion sekondar





