Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy, Celine Dion, ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë në fund të vitit 2022, pas së cilës ajo duhej të anulonte turneun e saj. Motra më e madhe e këngëtares, Claudette Dion, ka ndarë një përditësim mbi jetën e Celine që po përballet me sëmundjen.
Pas diagnozës, Celine Dion e shtyu turneun e saj, por në fund ajo e anuloi atë. Në maj 2023, ajo u kërkoi falje fansave të saj për anulimin.
Ajo tha: “Me zhgënjim të jashtëzakonshëm duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror. Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë.”
Për shëndetin e saj, ajo tha: “Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100%.
Claudette rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine, dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, Rene-Charles, Eddy dhe Nelson. Ajo ka treguar se tani këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë.
“Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe ajo më thotë se po punon shumë. Ajo dëgjon nga studiuesit kryesorë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë. Sinqerisht mendoj se ajo më së shumti ka nevojë të pushojë. Ajo gjithmonë përpiqet të jetë më e mira. Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon”.