Pas terrorit në aeroport, tri shpërthime të tjera u regjistruan në tri stacione metroje në Bruksel. Mediet vendase raportojnë se një shpërthim u dëgjua në Maalbeek, vetëm pak hapa larg godinës së Komisionit Europian, dhe një tjetër në metronë e “Schumanit”, pranë zyrave të Bashkimit Evropian, ndërsa e fundit një tjetër në një stacion metroje.
Autoritetet belge konfirmojnë se nga sulmet terroriste kanë mbetur të paktën 34 viktima dhe mbi 200 të plagosur.
Qyteti i blinduar, ushtria në rrugë, njerëz të shtrirë përtokë pa jetë dhe të plagosur, tym që del para ndërtesave. Kjo është gjendja katastrofike në të cilën ndodhet aktualisht kryeqyteti belg.
Shpërthimet vijnë 4 ditë pas arrestimit të terroristit Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në nëntor.