TIRANE, 27 mars 2013 – Gjendja mjaft e rëndë shëndetësore qe ka kaluar sot aktori i njohur shqiptar Demir Hyskja  beri qe per pak kohe te qarkullonin zerat per vdekjen e tij. Por pas lajmit te perhapur nga klinika ku ai po kurohet se 76 vjeçari kaloi vdekje klinike dhe nderroi jete, ai u permend. Lajmi i permiresimit te gjendjes shendetesore te tij konfirmohet nga familjaret e Hyskjas. 

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe. Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.