Një deklaratë e prezantuesit të emisionit "E diela shqiptare" gjatë festës së 55 vjetorit të tij, u interpretua si një thumb ndaj Fevziut në lidhje me largimin e tij nga Klan.

Ardit Gjebrea e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë përmes një statusi në Facebook, ku shkruan:

"Po pse gënjeni? Po ku e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është pronari. Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në “Klan” dhe jam me fat që vijoj të jem me “E diela Shqiptare”,pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte. Ku hyn Fevziu këtu? Por sigurisht ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje."