Zv.komandant i Ushtrisë së SHBA-ve në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Major Joseph Jarrard ka vizituar sot portin e Durrësit.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada amerikane në vendin tonë shkruan se porti i Durrësit do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21.
Anijet ushtarake të logjistikës, shkruhet në postim, do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes portit të Durrësit këtë verë dhe kjo sipas ambasadës amerikane, përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.
POSTIMI NË FACEBOOK
Gjeneral Majori Joseph Jarrard, Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, vëzhgoi sot Portin e Durrësit. Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.





