Gjenerata e re e antibiotikëve, e cila mund të shfaqet shpejt, do të bëjë që bakteret të shkatërrojnë vetveten, thonë shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Washington-it.
Ata kanë studiuar hollësisht mekanizmin mbrojtës të beta streptokokut hematologjik serologjik të grupit A, si edhe streptokokut të piogenesit, që është shkaktar i inflamacionit të fytit, skarlatinës dhe infeksioneve të lëkurës; si edhe bakteret e tjera, që përdorin toksina të veçanta, me të cilat sulmojnë apo shkatërrojnë qelizat.
Për t’u penguar kjo, shkencëtarët po krijojnë kundërhelm në formë të proteinave, i cili lidhet me toksinat, transmeton “Telegrafi”.
Duke hulumtuar bakteret, shkencëtarët me udhëheqësin e ekipit dr. Krejg Smith, kanë zbuluar dy forma të kundërhelmeve, aktive dhe pasive.
“Besojmë që forma pasive e kundërhelmit është e suksesshme, ndërkaq zbulimi ynë është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e avancuara të antibiotikëve do t’i detyrojnë bakteret që të vetëshkatërrohen. Është e njohur që bakteret janë gjithnjë e më rezistuese ndaj antibiotikëve aktualë, andaj patjetër duhet që sa më parë të gjejmë mënyrën që t’u dalim përpara.
Duke pasur parasysh që përfundimisht kemi konstatuar që funksionojnë në parimin e helmit dhe kundërhelmit, tani e dimë se në ç’drejtim t’i zhvillojmë barnat e reja të cilat do të shkatërrojnë bakteret me armën e tyre”, thotë dr. Smith.





