Tregu i banesave po duket gjithnjë e më i zymtë për brezin e ri, me moshën mesatare të blerësve të shtëpisë së parë që tani ka shkuar në 40 vjeç.
Kjo ka çuar në një frustrim në rritje te Gjenerata Z, e cila, sipas studiuesve nga Universiteti Northwestern dhe Universiteti i Çikagos, po shpenzon më shumë sesa kursen, po punon më pak dhe po bën investime të rrezikshme.
Sipas Seung Hyeong Lee nga Northwestern dhe Younggen Yoo nga Çikago, këto sjellje japin përshtypjen se Gjenerata Z thjesht po “heq dorë”. Ata iu referuan një sondazhi të Harris Poll të vitit 2024, i cili tregoi se 42% e amerikanëve dhe 46% e të anketuarve të Gjeneratës Z ranë dakord me pohimin: “Pa marrë parasysh sa fort punoj, nuk do të jem kurrë në gjendje të blej një shtëpi që vërtet e dua.”
Një studim i ri nga Barna Group tregon se të rinjtë në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht anëtarët e Gen Z (afërsisht 18–28 vjeç), po ndjekin shërbesat fetare më shpesh se brezat më të mëdhenj, duke përmbysur një trend afatgjatë. Sipas raportit, besimtarët e Gjeneratës Z marrin pjesë në shërbesa mesatarisht 1.9 herë në muaj, pak më shumë se milenialët me 1.8 herë në muaj dhe më shpesh se Gjenerata X apo baby boomers.
Këto shifra përfaqësojnë nivelin më të lartë të frekuentimit të regjistruar ndonjëherë për këta breza në historikun e matjeve të Barna Group dhe sugjerojnë një ndryshim në mënyrën se si disa të rinj po lidhen me fenë dhe komunitetin. Udhëheqësit fetarë e shohin këtë zhvillim si inkurajues, pasi tregon një interes të ripërtërirë për përkatësi shpirtërore te të rinjtë, edhe pse përkatësia fetare mbetet komplekse dhe e larmishme brenda kësaj gjenerate.
Njerëzit e lindur midis viteve 1985 dhe 1995 shpesh duken më të rinj se ata të Gjeneratës Z. E ke vënë re edhe ti? Po cila mund të jetë arsyeja? Studiuesit përmendin ndryshimet në stilin e jetës, zakonet e kujdesit për lëkurën dhe ekspozimin më të ulët ndaj stresit digjital gjatë viteve të hershme të formimit. Duket se plakja ndikohet nga më shumë se thjesht data e lindjes./TAR





