Studimet e fundit tregojnë se brezi Gen Z po përballet me një lodhje të paparë, më shumë se çdo brez tjetër deri më sot.
Dhe jo, kjo nuk është ekzagjerim. Ekspertët theksojnë se ritmi i jetës moderne, presionet e vazhdueshme dhe ndikimi i teknologjisë kanë bërë që ky brez të ndjejë një lodhje fizike dhe mendore të thellë.
Një nga arsyet kryesore është mungesa e gjumit. Përdorimi i tepërt i telefonave dhe pajisjeve digjitale gjatë natës po ndërpret ciklet e gjumit dhe po e bën të pamundur rikuperimin e energjisë.
Për më tepër, ndjenja se puna nuk mbaron kurrë, madje edhe pas orarit, e bën jetën e përditshme stresuese dhe të rraskapitur.
Gen Z përballet gjithashtu me bombardim të përditshëm lajmesh të rënda dhe krizash globale, gjë që ushqen ndjesinë e ankthit dhe përgjegjësisë për të “ndryshuar botën”.
Presioni për t’u krahasuar me jetët e “perfekta” që shihen në rrjete sociale dhe pritshmëritë e larta nga brezat më të vjetër shtojnë barrën emocionale.
Përveç stresit profesional dhe social, mungesa e hapësirave ku mund të lidhen dhe të krijojnë komunitet, ndjenja e vetmisë dhe konfuzioni në marrëdhëniet moderne, si dhe telefoni që nuk e lejon mendjen të pushojë, e bëjnë lodhjen edhe më të thellë.
Për shumë të rinj të Gen Z, këto faktorë janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, duke i bërë të ndihen të rraskapitur edhe pa një arsye të dukshme.
Nëse u ndjeve i lodhur vetëm duke lexuar këtë listë, ky është një tregues i qartë i realitetit që përjeton brezi më i ri i shoqërisë sonë.





