Gjatë ditës së sotme temperaturat janë ulur me disa gradë, çka tregon se po hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Sipas parashikimit të Institutit Meteorologjik, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë natës së sotme, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato veriore, reshjet do të shoqërohen me rrufe.
Kujtojmë, se Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet gjatë orëve kur ka reshje me intensitet.
Meteoalb bën të ditur orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim ne veri dhe reshjet gradualisht do të prekin të gjithë territori.
Intensiteti i shirave do të jetë i larte pothuajse në të gjithë vendin. Me problematike situata paraqitet në zonat bregdetare si dhe zonat veriore ku reshjet do të shoqërohen edhe me rrufe, erë momentale e fortë si edhe breshër.
Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet të jenë me intensitet të lartë deri në mesditën e ditës së martë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke filluar nga dita e nesërme dhe në vijim!





