Instagram po teston një veçori të re, që me shumë mundësi pritet ta zbatojë në vazhdim. Thuhet që platforma po mendon që të kyçë videot; pra përdoruesve do u duhet që të vendosin kod për të parë videon.

Personat aktivë në Instagram do i bëjnë videot e tyre me kod. Me fjalë të tjera kjo do të jetë si një lojë për përdoruesit. Për të parë videon ata duhet të provojnë që të gjejnë kodin e duhur, që ka vendosur krijuesi i përmbajtjes.

Sipas ekspertëve, kjo do të rrisë më shumë angazhimin e përdoruesve në platformë. Të famshëm, influencer e shumë të tjerë, do i bëjnë videot e tyre më ‘misterioze’. Ata mund të lajmërojnë në “story”, ose “threads”, se sapo kanë publikuar një “reels”, duke dhënë më pas pika orientuese për fjalëkalimin e videos. Përdoruesit duhet të “vrasin” trurin për të gjetur sipas orientimit kodin dhe më pas të shohin videon.