Gjeorgjia dhe Çekia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të Grupit F të zhvilluar në Hamburg. Për të dyja kombëtaret kjo ishte pika e parë në këtë turne, ndërsa për Gjeorgjinë ishte pika e parë në një kompeticioni madhor si Europiani.

Mikautadze me penallti në fundin e pjesës së parë dhe Patrik Shik në minutën e 59-të ishin autorët e golave të sfidës.

Vlen të theksohet fakti se në sekondat e fundit, Gjeorgjia shpërdoi një shans të artë pas një kundërsulmi, me sulmuesin Lobjanize, i cili i “dogji” triumfin historik gjeorgjianëve. Në duelin e fundit, Çekia do të përballet me Turqinë, ndërsa Gjeorgjia me Portugalinë.