Pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian, i cili zbarkoi sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita nuk ka asnjë kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë gjëra të bukura.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, kryetarja e LSI-së tha se protestat treguan se opozita është në rrugën e duhur.
“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të këtë asnjë hap pas. Protestat e 16 shkurtit, 21 shkurtit dhe e djeshmja treguan se opozita është në rrugën e duhur.. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.





