30 maj 2015 – Kantautori Gjergj Leka sulmon prezantuesen dhe ish-Miss-in Floriana Garo. I ftuar në një emision në Vizionplus, Leka duket se ia ka shfryrë inatin durrsakes bukuroshe për shkak se nuk ishte ai në panelin e “Opinion” të Blendi Fevziut. Bëhet fjalë për emisionin ku diskutohej për Eurovision dhe përfaqësuesen shqiptare, Elhaida Dani. Nga ana e saj, Floriana ka dhënë mbështetjen për Elhaidën, por që Gjergj Lekës nuk i ka pëlqyer. “Nuk mund të bëjë kritikë për muzikën një ish-Miss si Garo. Nëse e bën ajo, unë po shkoj të jap motin”, citohet Leka në gazetën “Panorama”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”