Ish i përndjekuri gjatë kohës së diktaturës komuniste, Gjergj Ndreca, ka mbërritur prej ditës së djeshme në Belgjikë, ku ka udhëtuar familjarësht.
Lajmi u bë i ditur prej të afërmve të Ndrecës sipas të cilëve familja e tij do të kërkojnë azil politik.
“Gjergji është larguar drejt Belgjikës ditën e djeshme së bashku me gruan, vajzën dhe djalin e tij. Qëllimi i tij është që të marrë azilin politik pas trajtimit jonjerëzor që i është bërë atij gjatë grevës së urisë dhe më pas” – mësohet të kenë thënë të afërmit e tij.
Ndreca u bë i njohur pasi ishte i përndjekuri i parë që u vetëdogj në shenjë proteste, pas disa javësh grevë urie në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ai u kurua në një spitali në Itali nga prej ku u kthye vetëm një muaj më parë.
Ndërkohë, po gjatë kësaj greve prej plagëve të marra nga vetëdjegia humbi jetën i persekturuari Lirak Beko.





