28 prill 2015 –Gjergj Rica, 31 vjeç, u arrestua në 17 prill 2015 në qytezën e Pietra Liguras afër Savonës. Ai akuzohet për një vjedhje banese dhe për vjedhje të mbetur në tentativë të dy apartamenteve. Gjergji u dënua këtë të hënë më 27 prill nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar me 4 muaj burg dhe 400 euro gjobë për vjedhje.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/