Shkallarja në fundin e shëtitores “Taulantia” në Durrës, shpesh është kthyer në destinacionin kryesor për të mbajtur aktivitetete të vogla festive, nga nxënës shkollash, grupe artistike, apo edhe për të shërbyer si një vend ideal për xhirimin e klipeve të dasmave dhe të këngëtarëve.

Sfinksi nuk mbetet vetëm në përzgjedhjen e shqiptarëve, por edhe të të huajve. Mbrëmjen e së premtes, ky grup gjermanësh që do të shihni në videon më poshtë, kanë performuar para kalimtarëve të rastësishëm disa këngë. Ata kanë marrë duartrokitjen e durrsakëve dhe shumë prej tyre kanë nxituar t’i filmojnë!