DURRËS, 5 tetor 2013 – Një korçar drejtor në “det”. Një ditë para se kryeministri Edi Rama të emëronte Andrea Miçin si drejtor të përgjithshëm ekzekutiv të kompanisë publike Autoriteti Portual sha, ai në detyrë Eduard Ndreu, më 3 tetor 2013, dha mesazhin në medien afër tij se gjermanët nuk do të lejonin ta zëvendësonin. Sikur është bërë e ditur, paraditen e 3 tetorit ka bërë vizitë në port një delegacion gjerman i Ministrisë së Ekonomisë dhe Teknologjisë, i drejtuar nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në këtë dikaster Ernst Burgbacher. Sipas burimit të afërt me PD-në, zyrtari i lartë i Bonit citohet t’i ketë thënë Ndreut: “Do të keni mbështetjen tonë edhe me tej”. Nga ana tjetër, mesa është informuar “Dyrrah”-u, Miçi ka qenë kryetar i degës së PBDNJ-së në Korçë dhe është kushëri i zëvendëskryeministrit dhe ish-kryetar bashkie në qytetin e madh juglindor Niko Peleshi. Miçi ka punuar në një agjenci detare në portin e Pireut në Greqi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





