Shumë vende po planifikojnë hapjen graduale pasi mendohet se koronavirusi e ka kaluar pikun e tij. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 202 të vdekur nga koronavirusi
Sipas autoriteteve zyrtare, Gjermania gjatë 24 orëve të fundit shënoi 202 të vdekur nga Covid-19 dhe 1 mijë e 304 raste të reja. Numri total i rasteve ka shkuar 159,912, ndërsa në total ka 6314 të vdekur nga koronavirusi.
Kujtojmë që Gjermania ka një numër shumë më të ulët rastesh dhe vdekjesh në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Francën.





