Shërbimi i spiunazhit gjerman BND ka përgjuar për vite të tëra zyrën e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu. Lajmi është bërë i ditur nga e përjavashmja gjermane "Der Spiegel". Sipas revistës gjermane, BND ka kryer veprimtari spiunazhi dhe ndaj vendeve të tjera mike të Gjermanisë, si edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare.
Megjithatë, pas publikimit të lajmit, Izraeli ende nuk ka shprehur një qëndrim zyrtar për këtë çështje.