Brazil, 30 qershor 2014 – Muaji i shenjtë e Ramazanit, që çdo vit përkon me periudha të ndryshme, nuk do të jetë pengesë për futbollistët e përfaqësueses së Algjerisë, e cila do të përballet me Gjermaninë në 1/8 e Brazil 2014 në stadiumin e Beiro Rio të Porto Alegres në orën 22:00 të kësaj të hene. Dyshimet e ngritura nga ekspertët e futbollit mbi mundësitë që do të ketë kombëtarja afrikano veriore ndaj formacionit të Jokaim Low nëse lojtarët e saj e mbajnë Ramazanin, I hedh poshtë Këshilli Suprem Islamil. Sipas këtij institucioni dhelprat e shkretëtirës janë të përjashtuar nga agjerimi. Kjo do të thotë se ndaj Pancerave, algjerianët nuk do të kenë asnjë probleme fizik, pasi nuk do të jenë të detyruar për ta respektuar ritin islamik.
Por çështja e agjerimit përgjatë muajit të Ramazanit ka prekur edhe skuadrën gjermane, e cila ka në përbërje 3 lojtarë të formacionit bazë me besim musliman. Bëhet fjalë për Sami Khedirën, Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafin, shqiptaro-maqedonasin që udhëtoi drejt Brazilit vetëm pas dëmtimit të Reus. Trajneri Joakim Low, ka siguruar se lojtarët e tij nuk do të agjërojnë, pavarësisht besimit të tyre. E përderisa edhe përfaqësuesja e një vendi me besim të fortë islamik se Algjeria bën përjashtime s’mund të ndodhë ndryshe me 3 futbollistët e Gjermanisë. Kedhira, Ozil dhe Mustafi, janë paralajmëruar ende pa nisur Botërori se nuk mund të agjërojnë për aq kohë se do të jenë në garë për të fituar Kupën e Botës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





