Gjatë fushatës elektorale, një militant i partisë gjermane të Piratëve, Florian Deissenrieder, ka përdorur video amatoriale për të bërë propagandë.

Mes tyre, siç është dalluar nga e përditshmja gjermane "Bild", është edhe një që ka bërë shumë bujë.

Teksa militanti ka filmuar veten për të bërë një kërkesë veprimi politik, në sfond vërehet një kompjuter i ndezur, me një video.

Imazhet të bëjnë të mendosh për një video pornografike, por mbetet dyshimi: ishte provokim, apo incident?

Faktikisht, në mesazh, Deissenrieder protestonte kundër një ligji mbi informacionet e të dhënave të ngarkuara në Yotube.