Burri që vrau një punonjës të një pike karburanti në shtator 2021, pasi ai i kërkoi të mbante një maskë brenda dyqanit, u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Kështu vendosi sot gjykata e Bad Kreuznach (Rheinland Palatinate), siç raporton Dpa.

Pas sherrit për maskën, 50-vjeçari gjerman ishte larguar dhe pak më vonë ishte kthyer me armë, duke vrarë shitësin 20-vjeçar.

Mbrojtja kërkoi rrethana lehtësuese sepse i akuzuari kishte qenë nën efektin e alkoolit.