“Një luftë e re e ftohtë.” Kështu deklaroi në Konferencën e Sigurisë, në Mynih, kryeministri rus Dimitrij Medvedev dhe thuajse askush nuk e kundërshtoi. Kurrë më parë nuk kanë qenë kaq agresive marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit. Lufta e Ftohtë përfundoi përpara 25 vitesh. Muri ra, blloku lindor u shpërbë, Bashkimi Sovjetik po ashtu. Perëndimi fitoi, Moska humbi. Por, këtë herë???
“Bild” rendit kater arsye se përse Rusia do e humbasë sërish këtë luftë të ftohtë:
- Ekonomia e prapambetur: Rritja ekonomike e viteve të fundit ka qenë në varësi të çmimit të naftës. Tani ekonomia do tkurret me minus 3.8 përqind, produktet e markave të njohura botërore mungojnë, investitorët e huaj po tërheqin paratë e tyre (deri më tani 85 miliardë dollarë), në vend mbizotëron pasiguria ligjore dhe burokracia. Inflacioni është 9 përqind, normat e referencës në 17 përqind. Kjo do të thotë se ekonomia e Rusisë është një gjigand prej kartoni.
- Vulnerabiliteti: Sansionet e forta të Perëndimit mund të godasin në mënyrë fatale bankat dhe ekonominë, në rast se ato izolohen nga qarkullimi ndërkombëtar i parave (marrëveshjet SWIFT).
- Mungesa e parave: Rusia nuk mund të përballojë një garë armatimesh si gjatë Luftës së parë të Ftohtë. Për buxhetin e vitit 2016, Rusia e ka planifikuar çmimin e naftës tek 50 dollarë për fuçi, aktualisht është poshtë 30 dollarë. Në vitin 2015 u tkurr buxheti për mbrojtjen.
- Institucionet: Rusia është vetëm formalisht një demokraci. Mediat, gjykatat, administrata janë ose thellësisht pro-Kremlinit, ose shumë të korruptuara. Në indeksin ndërkombëtar të korrupsionit, Rusia është e 119-ta nga 167 vende. “Korrupsioni nuk është përjashtim, por rregull,” – thotë eksperti i Rusisë, Boris Reitschuster. Kjo do të thotë se sistemi rus i Putinit nuk ka mësuar nga gabimet e të shkuarës.