Gjermania dhe Italia vijnë në ballafaqimin e sotëm midis tyre me përjetimin e një “klasikeje” të futbollit europian, por edhe me të konsideruarit kohët e fundit si favoritë për titullin e trofeut të Francës. Fantazma e Mario Balotelit do të fluturojë sonte, mbi “Stade Bourdeaux”. Sulmuesi italian i pabindur nuk do të jetë i pranishëm në fushën e blertë sonte, por kujtimi i golit të tij dhe festimi mitik në gjysmëfinalen e Europianit pararendës (të vitit 2012) mbetet djegës në retinën e tifozëve gjermanë. Duke fituar Kupën e Botës në Brazil, u varrosën frustrimet e vjetra të një Gjermanie, që në dekadën e fundit ka hasur në “shkëmbin” italian më shumë se një herë, me një ndeshje sonte, që përsëri mund të ketë “kopje” të së kaluarës. Gjermania, e cila vjen nga likujdimi trullosës, që i bëri Sllovakisë, arrin në këtë raund çerekfinal me një portret të pacënuar. Ka të dhëna mjaft të mira, me shënues sublimë dhe mbrojtje të pakalueshme. Manuel Neuer nuk e di se çfarë është goli i pësuar deri më tani, në këtë Kampionat Europian. Këto të dhëna do të kryqëzohen në mënyrë të përkryer me ato të Buffonit. Nuk hiqet dorë nga moduli 3-5-2 i Contes, me sulmin e përbërë nga Pelle dhe Eder, mjaft të frymëzuar. Kombëtarja italiane, mbi të gjitha, mbrohet me veteranët juventinë, që përbëjnë së bashku një shkëmb, të quajtur “BBC”. Sakrifica e të besuarve të Conte është e orientuar në eliminimin e trekuartistëve gjermanë, pikërisht vijën e formuar nga Draxler, Özil dhe Müller, që nuk kanë debutuar me gol ende në “Euro 2016”. Sulmi gjerman ka në majë Mario Gomez, i cili aistohet nga Gotze. Loew ka aplikuar disa variante taktike në këtë turne, derisa formacioni i tij “shkeli me këmbë” së fundi Sllovakinë. Një fitore bindëse, edhe pse, nuk ka pasur gjysmën e ndikimit të fitores së Italisë ndaj Spanjës, në të njëjtin raund. Harta rrugore e Contes, megjithatë, është edhe më e përcaktuar se e homologut të tij. Kjo, sepse për sfidën e sotme ka një çarje, që i sjell “dhimbje koke”. Problemet fizike të De Rossit dhe pezullimi i Motta rrezikojnë fuqinë e “shtyllës kurrizore” të Italisë. Për fat të mirë, për trajnerin e ri të Chelsea, solidariteti i të gjithë grupit është në gjendje të kompensojë çdo mungesë. Përplasja e stileve e shkollave të spikatura të futbollit, gjithsesi, garanton spektakël. Një duel mes ekipesh të denja, ku fituesi, me lejen e Francës, do të dalë nga Bordo me erë kampioni…
Gjermani-Itali, luhet finalja e parakohshme e “Euro 2016”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit
Deputeti i PD, Igli Cara thirrje qytetarëve: Pjesëmarrja në protestë, domosdoshmëri!
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi
Qentë endacakë kafshojnë të miturin në Durrës





