Përkundër kritikave të shumta nga kundërshtarët, kancelarja gjermane Angela Merkel i sfidoi të gjithë, duke pritur numrin më të madh të refugjatëve në gjithë historinë e Gjermanisë, afro 1,1 miljon gjatë vitit të kaluar. Por, ajo e ka bërë të qartë se refugjatët, në të ardhmen, duhet të riatdhesohen, ashtu siç u bë me kosovarët pasi përfundoi konflikti në ish-Jugosllavi.

Gjatë një takimi me simpatizantë të Bashkimit Kristian-Demokrat, në Mecklenburg-Vorpommern, kancelarja Merkel tha: “Refugjatët duhet ta dinë se ndodhen përkohësisht në Gjermani dhe se pas gjetjes së paqes dhe mposhtjes së Shtetit Islmaik duhet të kthehen mbrapsht në vendlindje.” “Pas përfundimit të luftërave në Jugosllavi, në vitet ’90, rreth 70 përqind e refugjatëve të atëhershëm u kthyen mbrapsht në vendlindje me dëshirë,” – ka shtuar kancelarja gjermane.