Gjermania ka regjistruar në dosjet për imigrantët në muajin shkurt rreth 61 428 azilkërkues, rreth një e treta më pak në krahasim me muajin e kaluar. Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se ka një lloj ulje të numrit të azilkërkuesve, pasi në janar ishin regjistruar më shumë se 90 100 të tillë.
Në mesin e azilkërkuesve, shtetasit sirianë që i largohen vatrave të luftës janë renditur të parët me 24 612 persona, të ndjekur nga irakianët me 12 355 persona dhe afganët me 12 121 persona. Kërkesat për azil janë depozituar në sistemin EASE, që përllogarit migrantët që paraqesin një kërkesë për azil.