Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e vendosur për të mos ndryshuar asgjë nga politika e deritanishme lidhur me emigrantë, pavarësisht disfatës që pësoi partia e saj CDU gjatë zgjedhjeve të djeshme vendore. Partia anti-emigrantëve AfD ka zhvilluar në fushatë të egër kundër vendimit katastrofik, sipas të tyre, të Merkel për të pranuar në Gjermani 1 milionë emigrantë brenda një viti.
Por, nga ana e saj, kancelarja Merkel mbetet e palëkundur në idenë se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme e vendeve të BE lidhur me krizën e emigrantëve, ndërsa ka shtuar se dera për emigrantët vazhdon të mbetet e hapur në Gjermani.