Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një kinemaje në Viernheim, në jugperëndim të Gjermanisë. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa forcat speciale kanë rrethuar zonën.
Sipas gazetës “Bild”, bëhet fjalë për të paktën 20 persona të plagosur, ndërsa agresori ka mbetur i vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë. Mësohet se ai kishte hyrë në kinema i maskuar dhe me një pushkë në dorë.
“Menduam se autori kishte marrë pengje ndaj dhe e ekzekuam atë”,- deklaroi zëdhenësi i policisë së Viernheim-it.
Sipas gazetes gjermane ‘Frankfurter Allgemeine’ nuk është e qartë nëse qëndron ndonjë motiv ideologjik ose tentativë për grabitje shkaku që autori hyri në kinema i armatosur.
E ndërsa sipas BBC, personat që gjendeshin brenda kinemasë, janë plagosur pas hedhjes nga policia të gazit lotsjellës. Sakaq, nuk dihet nëse është plagosur ndonjë njeri nga ana e agresorit.





