Është ndarë me barazim sfida e natës së sotme mes Gjermanisë e Polonisë. Megjithëse favorite, Gjermania nuk ka mundur dot të mposhtë polakët që kanë luajtur fort për të marrë 1-pikëshin. Ky bëhet takimi i parë që nuk shënohet asnjë gol. Ndërkohë është publikuar pasqyra me notat e lojtarëve, bazuar në paraqitjen e tyre në këtë ndeshje.
Minuta e 90- Me kalimin e minutave dy ekipet tregohen me të kujdesshme, askush nuk dëshiron të humbas ketë takim. Gjermania shtyn më shumë drejt sulmit, por mungesa e një pike referimi, në një kohë kur Gomesh vetëm sa shëtiste fanellën e bën të vështirë gjetjen e golit. As shansin e fundit nga një goditje standarde nuk e shfrytëzojnë duke lenë gjithçka të hapur për në sfidën e fundit në fazën e grupeve
Minuta e 69- Ritmi bëhet i lartë, dy skuadrat luajnë hapur dhe prodhojnë raste për shënim. Fillimisht në minutën e 68-të, polakët zbresin në një kundërsulm të shpejtë, Milik del huq në momentin final duke shpërdoruar një rast të pastër.
Minuta e 68- Gjermania përfiton nga dalja përpara e polakëve dhe zbresin shpjet në sulm, Ozil provon me të majtën për mbi traversë.
Minuta e 46- Gjermania i kundërpërgjigjet me shumë shpjet, vetëm një minutë iu desh Gecës të godiste portën e polakëve gjuan fort por Fabianski grushton në pozicion.
Minuta e 45- Polonia e nis pjesën e dytë me një aksion perfekt. Milik kishte mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për polakët. I vetëm përballë Noier nuk arrin të dërgoj topin në rrjetë, një mundësi e artë për të shënuar golin e avantazhit.
Minuta e 37- Skudra e Low e ka të vështirë të depërtojë në zonën polake. Dyshja bavareze Myler-Gece lidhen bukur ndërmjet tyre me ketë të fundit që gjuan fluturimthi duke goditur shtyllën pingule por gjithçka është e pavlefshme pasi Myler ndodhej në pozicion jashtë loje
Minuta e 33- Gjermania vuan jo pak daljet e Polonisë në kundërsulm, aq sa edhe Ozil detyrohet të shkaktoj faull, i verdhe edhe për fantazistin.
Minuta e 15-Myler fiton një top me dhunë në kraun e majtë, futet në zonë, shërben në qendër për Toni Kros që arrin të godas topin por jo në kuadrat
Minuta 02- Pas vetëm dy minutash lojë, Gedira bën një ndërhyrje në mesfushë duke u ndëshkar me karton të verdhe.
Statistikat: Polonia ka fituar vetëm një here në 20 sfidat e luajtura kundër Gjermanisë (6 barazime dhe 13 humbje), por fitorja e vetme ka qenë në tetorin e vitit 2014 në kualifikueset e ketij Kampionati Europian.
Polonia nuk e ka mundur kurrë Gjermaninë në një turne të madh ndërkombëtar (1 barazim, dhe 3 humbje midis Kampionatit Europian dhe Boteror), nuk ka shënuar kurrë në këto 4 sfida. Lukas Podolski ka shënuar një dopietë në fitoren 2-0 kundër Polonisë në Euro 2008. Gjermania I ka mbajtur rrjetat e paprekura ne 8 sfida nga 12 të tilla kundër Polonisë. Robert Lewandowski ka shënuar 2 gola në 3 prezencat e tij kundër Gjermanisë, ndërkohë sulmuesi I Bayern Munchen në sfidën kundër Irlandës së Veriut nuk ka mundur të bëjë një goditje në portë.
Formacionet zyrtare:
Gjermania: (4-2-3-1): Neuer; Howedes, Boateng, Hummels, Hector; Kroos, Khedira; Muller, Ozil, Draxler; Gotze. Trajner: Low
Polonia: (4-4-2): Fabianski; Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk; Blaszczykowski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki; Milik, Lewandowski. Trajner: Nawalka





