Brazil, 16 qershor 2014 – Fillon sot aventura e dy prej favoriteve për ta fituar Botërorin. Nga ora 18:00 në 'Arena Fonte Nova' të Salvadorit do të zbresin në fushë dy skuadrat e Grupit G, Gjermania e Joachim Loeë dhe Portugalia e Paulo Bentos, në njërën prej sfidave më interesante të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Në këtë ndeshje mund të luajë nga minuta e parë Cristiano Ronaldo, i cili kohëve të fundit pati probleme me lëndime.

Në anën tjetër, Miroslav Klose do të jetë në kërkim të rekordit absolut të golave të shënuar në Kampionate Botërore.

Formacionet e mundshme

Gjermania: Neuer; Lahm, Hummels, Mertesacker, Durm; Schëeinsteiger, Kroos; Muller, Ozil, Podolski; Klose.

Portugalia: Rui Patricio; Pereira, Alves, Pepe, Coentrao; Moutinho, Meireles, Miguel Veloso; Nani, Postiga, Cristiano Ronaldo.

Kompanitë e basteve japin favorit në këtë ndeshje ekipin gjerman fitorja e të cilit kuotohet me koeficientin 1.94, barazimi kuotohet me 3.59 dhe fitorja e Portugalisë me koeficientin e lartë 3.91.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/