Kryeministri Edi Rama, me rastin e Kongresit të SPD ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa është shprehur se Procesi i rinovuar i Berlinit është një nga sukseset e miqve dhe aleatëve në kryeqytetin gjerman.
Rama thekson se Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij.
Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.
Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.