Në një parking afër Bad Feilnbach, në Gjermani, është arrestuar një shqiptar me sasi të konsiderueshme droge, që po e transportonte diku, shkruajnë mediat lokale. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur më 19 mars, ku nga kontrollet rutinë të inspektoratit të policisë bavareze është arrestuar në magjistralen A8 shqiptari 23-vjeçar. Ai ishte duke udhëtuar drejt jugut, ndërsa kishte vizituar një grua në Dyseldorf pak kohë më parë.
Gjatë kontrollit të automjetit Citroen C5 iu gjetën 3.2 kilogram kokainë. 23-vjeçari ndodhet tani në paraburgim dhe dosjen penale e ka marrë në dorëzim Prokuroria e Traunstein, Bavari. Sipas dëshmive paraprake, 23-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për shkelje të ngjashme ligjore.