BERLIN,26 tetor 2013 – Gjithçka që kanë dashur të dinë për seksin, gjermanët do të kenë mundësi ta mësojnë përmes televizionit, në një program që pritet të nisë në nëntor.
“Të bësh dashuri” është emisioni më i ri që do të transmetohet nga 3 nëntori, mbrëmjeve vonë, në televizionin publik MDR. Pesë seri televizive, ne te cilat protagonistët janë dy 30-vjeçarë, Oliver e Jessica, të cilët së bashku me seksologen Ann-Marlene Henning do tu mësojnë telespektatorëve teknikat seksuale për të arritur maksimumin e kënaqësisë. Qëllimi i programit? Të arrish kënaqësitë seksuale në mënyrat më të mira të mundshme, duke mbetur gjithnjë të kujdesshëm sa i përket përdorimit të prezervativëve.Henning, që ndër të tjera është edhe autore e librit “best seller”, “Të bësh dashuri, një manual i edukimit seksual”, do të shpjegojë në praktikë por edhe teorikisht, se çfarë duhet të bëjë mashkulli, për ta bërë partneren e tij të arrijë orgazmën.
Sipas autorëve të programit, objektivi i këtij emisioni është rrëzimi i tabuve që lidhen me temat e seksit.





