Gjermania ka shënuar shifrën më të lartë të viktimave ditore nga Covid-19 pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 285 persona.
Megjithatë numri i të infektuarve në vend është dukshëm në rënie, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.
Numri i rasteve të reja u rrit me 2.486, rritja më e vogël e regjistruar deri më tani në 24 orë duke e çuar në 127.583 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Të paktën 72,600 njerëz janë shëruar nga Covid-19, sipas institutit. Në total janë 3,254 viktima nga koronavirusi në shtetin gjerman.





