Gjermania do të dërgojë një anije tjetër ushtarake në Mesdhe gjatë fundjavës, duke iu bashkuar misionit të BE-së për të monitoruar mbarëvajtjen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë.
Rreth 220 ushtarë do të jenë pjesë e ekuipazhit të anijes ushtarake të klasit “Berlin”, konfirmoi për zëdhënës i marinës gjermane për mediat. Ata do të monitorojnë anijet e mallrave që drejtohen për në Libi.
Rreth 250 ushtarë gjermanë morën pjesë në operacionin e paqes të Bashkimit Europian vitin e kaluar, për një periudhë kohore nga muaji gusht deri në dhjetor. Operacioni i BE-së filloi në maj të vitit 2020 dhe synon të stabilizojë Libinë e shkatërruar nga lufta, si dhe të mbështesë procesin e paqes të drejtuar nga OKB.
Operacioni gjithashtu ka si objektiv parandalimin e kontrabandës së naftës. Disa vendet e akuzuara për shkeljen e embargos janë: si Turqia, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.





