Brazil, 4 korrik 2014 – Gjermania është gjysëmfinalistja e parë e këtij Botërori. Ekipi i drejtuar nga Joakim Lëv e ka zgjidhur mjaft thjesht ndeshjen kundër Francës, pasi ka shënuar me Mat Humels që në minutën e ’13 dhe minutat e mbetura ka administruar fitoren.
Pavarësisht përpjekjeve, francezët nuk kanë qenë shumë agresivë për të shënuar dhe momenti më i rrezikshëm për ta është shënuar vetëm në minutën e fundit shtesë, kur Benzema nuk ka mundur dot të shënojë përballë Nojer.
Çerekfinalja Francë-Gjermani pritej që të ishte një ndeshje ndryshe, me shumë emocione.Por, fusha e lojës ka treguar të kundërtën, pasi ndeshja nuk u ngjit kurrë mbi nivelin mesatar.
Kjo, edhe për faktin se Gjermania shënoi shumë shpejt, por edhe për shkak të temperaturave të larta. Tashmë gjermanët presin që të përballen në gjysëmfinale me fituesin e çiftit Brazil-Kolumbi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





