Gjermani, 8 maj 2014– Pas Brazilit, është ekipi gjerman që zbulon listën e lojtarëve pjesëmarrës në Botërorin Brazil 2014, me të cilët do të synojë fitimin e trofeut më të madh global për kombëtare.

Trajneri Joakim Lëv ka zgjedhur lojtarët, me të cilët do të kërkojë të triumfojë në turneun e kësaj vere në Brazil. 

Në listën jopërfundimtare të trajnerit gjerman, Joakim Lëv, gjendet edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Sampdorias, Shkodran Mustafi.

Ja emrat e lojtarëve, nga të cilët do të dalin 23 pjesëmarrës në finalet e Kupës së Botës:

Portierë: Manuel Neuer, Roman Weidenfeller, Ron-Robert Zieler.

Mbrojtës: Jerome Boateng, Erik Durm, Benedikt Höwedes, Kevin Großkreutz, Marcell Jansen, Matthias Ginter, Mats Hummels, Shokdran Mustafi, Marcel Schmelzer, Per Mertesacker, Philipp Lahm.

Mesfushorë: Lars Bender, Julian Draxler, Mario Gotze, Marco Reus, Andre Hahn, Sami Khedira, Leon Goretzka, Bastian Schweinsteiger, Toni Kroos, Max Meyer, Mesut Özil, Thomas Muller.

Sulmues: Kevin Volland, Lukas Podolski, Andre Schurrle, Miroslav Klose

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/