Brazil, 16 qershor 2014 – E shkuara përsëritet për Gjermaninë, me një motivim më tepër kundër Portugalisë, me të cilën është përballur edhe në Botërorin 2006. Gjermanët e udhëhequr nga Joachim Loë do të kërkojnë me çdo kusht ta festojnë me fitore ndeshjen e 100-të në Kupën e Botës.
Tre herë kampionët e botës renditen të dytët pas Brazilit në listën e vendeve që kanë shënuar më shumë në kompeticionin më të madh futbollistik, konkretisht numërojnë 206 gola. Përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos, për pancerat nis fillimi i një aventure të re në Brazil, ku sigurisht që do të kërkohet trofeu i katërt i Kupës së Botës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





