Në deklaratën e ditës së mërkurë OBSH është shprehur se benefitet të cilat vijnë nga vaksina AstraZeneca janë shumë herë më të mëdha se sa risqet.
Në konferencën përditësuese drejtuesja e Grupit Strategjik Këshillimor të Ekspertëve për Imunizimin Kate O’Brien, u shpreh se vaksina Pfizer është e sigurt, pas një pyetjeje të drejtuar në lidhje me vendimin e Gjermanisë, për të mos ua bërë dozën moshës nën 60 vjeç.
Të martën, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi do ta administrojë vaksinën AstraZeneca vetëm për qytetarët që janë mbi 60 vjeç. Masa u mor pas disa rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut në tru tek 31 persona që ishin vaksinuar.
“Me përdorimin e gjerë të kësaj vaksine, ne parashikuam që mund të ketë pasur evente të rralla që do të identifikoheshin dhe që mund të shoqëroheshin me vaksinën,” shtoi ajo.
O’Brien tha se OBSH mbështet vendimet që çdo vend individual mund të marrë, dhe se secili vend duhet të “hartojë një kurs” rreth mënyrës se si ata do të përdorin produktet në dispozicion të tyre për të luftuar Covid-19





