5gusht 2015 – Gjermania nuk do të japë asnjë euro për azilantët që kthehen në Shqipëri vullnetarisht. Me anë të një njoftimi zyrtar, ambasada gjermane tha se, raportimet se azilantët marrin me vete 600 euro, janë të gabuara. “Në shumë media shqiptare është raportuar ditët e fundit se Qarku Federal Lörrach në Gjermani do t‘i  paguante azilkërkuesve që vijnë nga vendet e Ballkanit, nëse këta do të tërhiqnin aplikimin për azil dhe do të ktheheshin vullnetarisht në atdheun e tyre.

Qarku Federal Lörrach Ju vë në dijeni për faktin se ky informacion është i gabuar. Informacioni i vërtetë është se në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë oferta e mëposhtme unike dhe e limituar në kohë: Personat, të cilët kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga Qarku Federal Lörrach”, shkruan deklarata.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/