Gjermania aktualisht nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Rripin e Gazës, tha ministri i Jashtëm Johann Wandephul, pasi një forcë e tillë ka të ngjarë të duhet të përdorë edhe mjete ushtarake.
Ministri kritikoi gjithashtu perspektivën e krijimit të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.
Sipas fazës së dytë të planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që do të fillojë së shpejti, “një forcë e tillë nuk është vetëm një forcë ndërmjetësimi, por duhet të jetë gjithashtu në gjendje, nëse është e nevojshme, të vendosë sigurinë në një mënyrë shumë konkrete, dhe shumë nuk mund ta imagjinojnë dot që ushtarët gjermanë ta bëjnë këtë veçanërisht në këtë rajon. Prandaj, ne nuk do të marrim pjesë në forcën e stabilizimit në të ardhmen e afërt”, tha Wandephul për agjencinë gjermane të lajmeve “dpa”.
Ai sqaroi se Berlini është gati të kontribuojë në mënyrë konstruktive në strukturat, të cilat përshkruhen në rezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, shtoi ministri i Jashtëm, Gjermania ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë, për shembull, në Këshillin e Paqes. Faza e dytë e planit të paqes parashikon çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një force ndërkombëtare stabilizimi, por organizata refuzon kategorikisht të dorëzojë armët e saj.
“Gjermania dëshiron”, vazhdoi Johann Wandephul, “të luajë një rol qendror në rindërtimin e rajonit”. “Do të ishte e rëndësishme nëse do të mund të fillonim shumë shpejt me rindërtimin e Gazës”, tha ai, duke paralajmëruar për rrezikun e një situate në të cilën një zonë do të kontrollohej nga ushtria izraelite dhe një tjetër nga Hamasi.
Gjermania mban një marrëdhënie të veçantë me Izraelin dhe ka një përgjegjësi të veçantë ndaj shtetit të saj, për shkak të Holokaustit, theksoi ministri.
Wandephul u bëri thirrje gjithashtu të gjitha palëve për durim në zbatimin e planit të paqes dhe vlerësoi se “jemi ende shumë larg fillimit të një përpjekjeje për rindërtimin e Gazës”, ndërsa u bëri thirrje shteteve të rajonit të kontribuojnë me burimet e nevojshme financiare.
“Ndihma humanitare po arrin aktualisht në Rripin e Gazës në numër gjithnjë e më të madh – por ende jo mjaftueshëm. Janë hapur më shumë kalime kufitare dhe qasja nga Jordania është përmirësuar qartë. Megjithatë, në përgjithësi, situata nuk është e kënaqshme. Organizatat e ndihmës të njohura ndërkombëtarisht, të cilat mbështeten edhe nga Gjermania, kanë nevojë urgjente për qasje”, tha Johann Wandephul dhe kritikoi njoftimin e qeverisë izraelite për krijimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.
“Në planin afatgjatë, Izraeli dhe siguria e tij do të shërbeheshin më mirë nga një zgjidhje me dy shtete. Por zgjerimi i vendbanimeve kërcënon ta bëjë këtë perspektivë të pamundur”, theksoi ai.
Rripin e Gazës në numër gjithnjë e më të madh por ende jo mjaftueshëm. Janë hapur më shumë kalime kufitare dhe qasja nga Jordania është përmirësuar qartë. Megjithatë, në përgjithësi, situata nuk është e kënaqshme.
Organizatat e ndihmës të njohura ndërkombëtarisht, të cilat mbështeten edhe nga Gjermania, kanë nevojë urgjente për qasje”, tha Johann Vandeful dhe kritikoi njoftimin e qeverisë izraelite për krijimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.
“Në planin afatgjatë, Izraeli dhe siguria e tij do të shërbeheshin më mirë nga një zgjidhje me dy shtete. Por zgjerimi i vendbanimeve kërcënon ta bëjë këtë perspektivë të pamundur”, theksoi ai.





