Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock vlerësoi përpjekjet diplomatike të Turqisë për të ringjallur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, duke e quajtur atë “të rëndësishme”.
“Lojë (Presidenti rus Vladimir) Putin me marrëveshjen e grurit është një lojë cinike. Përpjekjet e Turqisë për ta rikthyer marrëveshjen në rrugën e duhur janë të rëndësishme,” tha Baerbock në një konferencë për shtyp me homologen e saj rumune Luminita Odobescu në Berlin.
“Rusia po përkeqëson krizën globale të urisë. Rusia po i drejton armët e anijeve të saj luftarake në Detin e Zi tek anijet e grurit dhe po bombardon qendrat për transportin e grurit,” shtoi ajo.
Deklaratat e Baerbock përkoi me mbërritjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në qytetin bregdetar rus të Soçit, ku ai u takua me Putinin.
Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, për të transportuar drithëra nga tre porte të Ukrainës.
Odobescu i bëri jehonë vërejtjeve të Baerbock duke dënuar sulmet ruse në infrastrukturën ukrainase.
“Ne po shohim praktikisht se Rusia sulmon në mënyrë cinike dhe vazhdon të sulmojë infrastrukturën civile, duke mos lejuar Ukrainën të eksportojë drithërat e saj,” tha kryediplomatja e Rumanisë.