TIRANE, 7 tetor 2013 – Zhvillimi i turizmit është zhvillim i vendit, pasi sjell të ardhura dhe punësim.
Me anë të këtij mesazhi të qartë, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka tërhequr sot vëmendjen, që të gjithë të bëjmë diçka për të promovuar vendet turistike.
Gjermeni ka postuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, një foto që është publikuar në mediat italiane, me cilësinë e “fotos së ditës”, ku në horizont duken malet e Shqipërisë, të para nga porti i Otrantos.
Ministrja shkruan në dixhiturën e fotos:
“Një tjetër foto e publikuar në mediat italiane, ku shfaqen malet e Shqipërisë në horizont, të para nga porti i Otrantos, në Itali. Ky imazh është postuar në faqen e internetit “Lecceprima.it”, në rubrikën “Fotoja e Ditës”.
Një foto që promovon bukuritë e Shqipërisë dhe meriton falenderime. Shqipëria ka shumë për të ofruar me natyrën dhe peisazhet mahnitëse, ende ta pa eksploruara plotësisht edhe nga vetë qytetarët e saj.
Të gjithë duhet të bëjmë diҫka për të promovuar vendet turistike dhe vlerat qe ne perfaqësojmë. Zhvillimi i turizmit është zhvillim i vendit, pasi sjell të ardhura dhe punësim”.
http://www.lecceprima.it/speciale/foto-giorno/l-albania-vista-dal-porto-di-otranto.html





