Një moment surprizë ka tërhequr vëmendjen gjatë ceremonisë festive në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Gjest Ndoji dhe Egla Ceno kurorëzuan simbolikisht “martesën” e tyre përpara banorëve dhe publikut.
Mes atmosferës festive me emocione dhe muzikë, në qendër të vëmendjes për pak minuta u vendosën Rozana Radi dhe Neda Balluku. Pavarësisht debatit të mëparshëm mes tyre, dy figurat publike patën një shkëmbim të papritur por të civilizuar.
Rozana, e cila shoqëronte Gjestin gjatë hyrjes në ceremoni, iu afrua Neda Ballukut, i zgjati dorën me mirësjellje dhe i uroi një “Mirëmbrëma”. Neda reagoi me të njëjtën qetësi, duke ia kthyer përshëndetjen dhe zgjatur dorën në kthim.
Një moment i vogël, por domethënës, që për shumë fansa u lexua si një sinjal paqeje dhe lënie pas të së shkuarës, në një mbrëmje të mbushur me simbolikë dhe ndjeshmëri.