Edhe pse “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar, vëmendja mbi Gjestin dhe Egli Tako nuk po zbehet. Fansat e çiftit janë të ngjitur pas çdo lëvizjeje të tyre, dhe së fundmi një postim i këngëtares ka ngritur sërish pikëpyetje mbi marrëdhënien mes tyre.
Një foto e publikuar nga Egli, ku ajo shihet në një makinë në vendin e pasagjerit, ka nxitur aludime të shumta: a ishte Gjesti personi në timon? Ndjekësit në rrjete sociale nuk kanë vonuar të shpërthejnë në komente, duke sugjeruar se dyshja mund të jenë duke udhëtuar bashkë.
Nga ana tjetër, Gjesti ka zgjedhur të mbajë një profil më të rezervuar, pa dhënë ndonjë detaj konkret rreth kësaj lëvizjeje. Megjithatë, çifti është parë pak ditë më parë në festën e organizuar nga Top Channel, ku janë shfaqur mjaft të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit, çka vetëm e ushqen më shumë kuriozitetin publik.
A është kjo një shenjë që lidhja e tyre po ecën drejt një faze më serioze jashtë shtëpisë së famshme? Apo thjesht një miqësi e fortë që po zhvillohet larg kamerave? Përgjigjet mbeten pezull, por një gjë është e sigurt – çdo detaj nga dyshja do të vazhdojë të jetë lajm.