Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit kosovar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën e jetës në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.