Ky djalosh i vogël ka marrë përsipër detyrën për t’i ndihmuar familjes duke e mbajtur në gjoksin e tij njërin nga binjakët e porsalindur.
Njësoj sikurse kangurët kujdesen për këlyshët e tyre, ky djalosh po ndihmon për të mbajtur të lartë temperaturën e foshnjës, duke i qetësuar të rrahurat e zemrës dhe duke ia rregulluar frymëmarrjen.
Siç duket ai është i përgatitur për ta mbrojtur vëllanë e vogël qysh nga fillimi i jetës së tij!
Metoda revolucionare e kontaktit lëkurë me lëkurë tregon se foshnjat e porsalindura, edhe ato të lindura nën peshën 700 gramë, mund të rikuperohen më mirë duke kaluar shumicën e kohës në gjokset e prindërve.





