Gjetan Keta është shpallur Kampion Bote për peshat e mesme të Federatës WBU. Boksieri 35-vjeçar mposhti boshnjakun Sldjan Janjanin.
Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Gjetan Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin boshnjak.





