Një gjetje gjeniale vjen nga kampionati bullgar në prag të fillimit të sfidës mes Botev dhe CKSA Sofies, të zhvilluar ditën e djeshme. Sipas traditës, në fillim të ndeshjes gjyqtari kryesor hedh një monedhë për të vendosur cila skuadër do gjuajë topin e parë nga qendra.
Fundjavën e Pashkës, kapitenët e të dyja skuadrave zhvilluan “betejën” e vezëve, duke përplasur 2 vezë se kush do të niste topin e parë. Ky moment pikant nuk iu ka shpëtuar mediave, dhe ka bërë xhiron e internetit.





